Virozat, 2784 të prekur në javë

01/08/2011 15:55

Raportet e Institutit të Shëndetit Publik tregojne se gjatë javës së
shkuar të këtij sezoni turistik, 2784  persona i jane drejtuar spitaleve
për ndihmë mjekësore, nga të cilët 4 % janë fëmijë të moshave 1 deri në
4 vjec.

Drejtori i Shendetit Publik Enver Roshi tregon se po monitorohet gjendja shendetesore ne qytetet si Saranda, Vlora dhe Pogradeci.

Edhe pse plazhi i Golemit dhe Shkembit te Kavajes ne Durres, jane etiketuar si plazhet me te ndotura ne vend, kete sezon situata aty ka qene me e mire se vitet e kaluara.

Numri i pushuesve shqiptare qe kete vit kane zgjedhur plazhet e Shqiperise per te kaluar pushimet ka shenuar nje ulje ne krahasim me nje vit me pare, kjo ndoshta per faktin se heqja e vizave ka bere qe shqiptaret te kene me shume mundesi zgjedhjeje per ditet e tyre te pushimeve.

Top Channel