Masakër në Siri, 100 të vdekur nga sulmet e ushtrisë

31/07/2011 13:10

“Këtu është një masakër, ka më shumë se 100 të vdekur.”

Kështu është shprehur një dëshmitar nga qyteti sirian i Hamas, i kontaktuar në linjë telefonike nga ANSA.

Hama është sulmuar nga tanket e ushtrisë në mëngjes herët ditën e sotme dhe mes viktimave ka edhe gra e fëmijë.

Hama është një nga qytetet ku janë zhvilluar demonstratat më të dhunshme kundër regjimit të Assad.

 

Top Channel