Vota e presidentit

30/07/2011 20:40

Ish-kryetari i KZAZ-së numër 53 në Tiranë, Berti Coku, i cili i përket mazhorancës dhe që kishte për detyrë vetëm administrimin e zgjedhjeve në zonën ku votoi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur edhe ai qëndrimin e tij mbi votën e presidentit.

Ndonëse votat u numëruan në KQZ, ai tha i sigurt se Presidenti i Republikës Bamir Topi votoi për shefin e opozitës Edi Rama.

“Vota juaj për Edi Ramën është shprehje e vullnetit tuaj, por përpjekja për të fshehur të vërtetën e votës duke akuzuar njerëzit e ligjit për interesa personale është shumë e rëndë”, u shpreh Coku.

Top Channel