Piramida, ambasadorja gjermane: Debat i gjerë publik

30/07/2011 15:10

Diplomatët perëndimorë të akredituar në Tiranë nuk po qëndrojnë 
indiferentë ndaj debateve publike pas miratimit të ligjit nga parlamenti
për shembjen e Piramidës dhe kundërshtimit që ka hasur tek qytetarët e
Tiranës një vendim i tillë.

Shoqëria shqiptare duhet të jetë e kujdesshme kur në diskutim vihen ndërtesa si Piramida, të ndërtuara në kohën e  komunizmit dhe s’ka përse të kalohet në ektreme sic është shembja e tyre.

Ky është mesazhi ambasadores gjermane në Tiranë,Karola Myter Hotkefper, e cila ka dhënë një intervistë për revistën ‘Mapo’, e cila e plotë do të publikohet nesër. E pyetur nga se cili është mendimi si saj për shembjen e piramidës, diplomatja gjermane ka dhënë këtë përgjigje: “Çdo shoqëri duhet të vendosë vetë, se çfarë raporti kërkon të ndërtojë me të shkuarën e saj. Kjo, edhe për ne gjermanët, është një çështje e vështirë. Por tek ne ka patur edhe ndërtesa më të shëmtuara se sa Piramida, të cilat janë vënë nën mbrojtje monumentale. Pallati i Republikës në Berlin u shemb në fakt jo për arsye politike, por për shkak të kontaminimit me asbest”.

Ambasadorja gjermane është e dyta diplomate, e cila megjithëse se thotë hapur se cfarë duhet të bëhet me Piramidën, sjell një krasim domethënës me një objekt të ngjashëm në vendin e saj.

Dy javë më parë ambasadori Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë z.Jensen u shpreh se Piramida është një pikë referimi për Tiranën dhe sipas tij prishja do të ishte një gabim i një shkalle të madhe për historinë e Shqipërise.

Top Channel