Vlorë, aksion kundër hashashit

28/07/2011 11:35

Drejtoria e Policisë së Vlorës ka nisur aksionet kunder kultivimit te
hashashit ne zonat e thella te qarkut. Dy parcela me gjithesej 500
rrenje hashash jane zbuluar ne zonen e malit te Gjormit ne nje zone disa
ore larg ne kembe nga rruga kryesore.

Repartet e policisë kane udhetuar per nje kohe te gjate per te mberitur ne vendin ku sipas te dhenave te marra ne rruge operative, egzistonte nje sasi hashashi e mbjelle. Kjo zone ishte identifikuar si problematike per mbjelljen e droges, dhe policia zbuloi siperfaqen e mbjelle. E gjithe siperfaqja eshte kontrolluar edhe me helikopter, por per shkak te bimesise duhej bere kontrolli nga toka.
 
Pasi eshte dientifikuar siperfaqja, blute kane kryer ekspertizmin e bimes se gjetur. Pasi kane konstatuar dhe verifikuar qe behej fjale per cannabis sativa, ka nisur puna me asgjesimin e saj, duke e shkulur e me pas djegur.

Siperfaqja e tokes ku ishte mbjelle bima, ne mal, nuk ka pronar, e si rrjedhim ska ende autor te identifikuar per kultivimin e kanabisit. Per shkak te kontrolleve te shpeshta, kultivuesit e hashashit zgjedhin terrene te veshtira per tu arritur dhe zona te pyllezuara ku eshte e pamundur qe te identifikohen nga ajri.

Top Channel