Regjistrimi, Spahiu: Protesta në tetor

28/07/2011 11:00

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu deklaron se Greqia nuk mund t’i
imponohet Shqipërisë për të ndjekur procesin e regjistrimit etnik, kur
vetë ajo si anëtare e BE-së nuk e aplikon këtë procedurë.

“Greqia nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj. Ne denoncojmë servilizimin qeveritar ndaj Greqisë”, tha Spahiu, duke paralajmëruar nisjen e protestave të Anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi në muajin tetor.

Historiani Pëllumb Xhufi theksoi se regjistrimi me kriteret e vendosura në ligj, shënon përplasje flagrante me konventën ndërkombëtare.

“Ky lloj regjistrimi është në kundërshtim me Kushtetutën.Ideja për këtë regjistrim dhe alarmi i parë janë dhënë që në vitin 2004, tha Xhufi.

Ndërkohë që shtohet lista e anëtarësisë së Aleancës, pasi me dhjetëra intelektualë i bashkohen kësaj nisme. Nga ana e saj Aleanca Kuq e Zi deklaron se deputetët e parlamentit shqiptar shkelën rëndë Kushtetutën, duke votuar edhe për kolegët që nuk ishin në sallë.

Top Channel