Regjistrimi, Aleanca apel qytetarëve

28/07/2011 15:40

Intelektualë, juristë dhe historianë kanë risjellë edhe njëherë në
vëmendje shkeljen e konventave ndërkombëtare dhe të Kushtetutës së
Shqipërisë në lidhje me regjistrimin e popullsisë edhe mbi bazë etnie
dhe feje.(UPDATE)

Historiani Pellumb Xhufi shprehet se ky regjistrim eshte kerkuar nga kryeministri grek vite me pare.

Kreshnik Spahiu ka bere publik nje formular mbi bazen e te cilit shteti fqinje grek ka bere regjistrimin e popullsise, nderkohe qe kujton se si ligji kaloi me vota te deputeteve pa qene te pranishem ne salle.

“I tregoj opinionit publik se vendi dhe politika që i ka servirur formularin shtetit dhe qeverisë shqiptare që të regjistrimi të bëhet mbi baza etnike dhe fetare, është vetë një shtet që nuk e aplikon këtë. Si mund të jetë i ligjshëm dhe transparent ky proces, kur deputetët votojnë me dy duar”, tha Spahiu.

Te pranishmit i bejne thirrje qytetareve te mos plotesojne keta formulare duke paralajmeruar nisjen edhe te protestave kunder ketij vendimi.

Top Channel