Bulqizë, nje grevist dërgohet në spital

Dërgohet në spital një prej minatorëve të Bulqizës, pasi gjendja e tij
shëndetësore në ditën e katërt të grevës së urisë është rënduar mjaft.

Sipas informacioneve të fundit në spital është dërguar grevisti Mirdash Neziri.Ndërkohë kolegët e tij vijojnë grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara.


ACR rrit pagat me 20 perqind

ACR akuzon drejtues te sindikatës se po e keqperdorin greven per përfitime te ngushta personale dhe jo ne interesin e punonjesve.

“Ne rritëm pagat me 20 përqind dhe sindikata nuk ia komunikuoi minatorëve. Kjo tregon qartë se krerët e sindikatave punojnë për ca politikanë në Tiranë dhe jo për interesin e punonjësve të Bulqizës. Nëse dikush do të qëndrojë në grevë urie që Kolë Nikolla të pasurohet, atëherë ky nuk është problemi ynë”, tha drejtori i ACR-se.

Minatorët shtojnë kërkesat

Në ditën e katërt të grevës së urisë nën tokë, minatorët protestues kanë vendosur që t’i thellojnë kërkesat e tyre.

Komisioni i grevës, duke theksuar se askush nga Qeveria apo kompania ACR nuk i vizitoi për të dialoguar rreth kërkesave të bëra më dije, tashmë ka vendosur që të shtojë kriteret që duhen përmbushur.

Në listë është shtuar kërkesa për largimin e administratorit dhe drejtuesit Medat Zogu, si dhe rritja e pagës jo më 20 përqind, por 40 përqind.

METE gjobit ACR-ne

Ministria e Ekonomise vendosi dje penalizimin e shoqërisë koncesionare ACR me një vlerë prej 56 milionë lekë për shkak të mosrealizimit të investimeve të parashikuara.

Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se kompania nuk ka realizuar investimet për vitet 2007 dhe 2008 dhe në 2009 nuk ka realizuar asnjë investim.

“Kontrollet e ushtruara nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore konstatojnë se për periudhën 2007-2008, shoqëria ACR ka investuar 3 090 000 USD ne Minieren e Kromit Bulqize, ndërkohë që investimet e kryera në bazë të kontratës koncensionare që METE ka lidhur me ACR, duhet të ishin 3 400 000 USD. Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara rezulton se për vitin 2009 nuk ka pasur asnjë investim në minierën e kromit të Bulqizës nga shoqëria koncensionare “Albanian Chrome”. Për këtë arsye, METE vendosi sot aplikimin e penalitetit prej 56 milionë lekësh për shoqërinë ACR, i cili duhet të shlyhet nga ACR brenda 20 ditësh nga marrja e njoftimit”, thekson njoftimi i ministrisë.

Top Channel