ACR do të rrisë pagat

28/07/2011 15:20

Albanian Chrome sh.p.k, kompania që ka në shfrytëzim minerën e kromit në
Bulqizë tha se është e gatshme të negociojë me minatorët për zgjidhjen e
krizës.

Në një intervistë për Top Channel, drejtori i përgjithshëm i ACR –së Giga Bedineishvilli tha se kompania ka pranuar tashmë një nga kërkesat kryesore të grevistëve dhe është e gatshme të negociojë për kërkesat e tjera të arsyeshme

“Dje ACR vendosi të rrisë pagat e minatorëve të Bulqizës me 20 përqind. Ne e bëmë ofertën, por ajo është bllokuar nga krerët e sindikatës. Ne jemi gati të diskutojmë cdo kërkesë të arsyeshme që është në kontrollin tonë. Kërkesa për uljen e moshës së pensionit, nuk është në dorën tonë, kjo duhet negociuar me qeverinë. Ka kërkesa për furnizuesit apo transportitn, por kjo nuk është një cështje që na takon ne. Kompania nuk do të dorëzohet para kërkesave që vijnë me presione apo shantazhe”, tha Bedineishvilli.

ACR akuzon drejtues te sindikatës se po e keqperdorin greven per përfitime te ngushta personale dhe jo ne interesin e punonjesve.

“Ne rritëm pagat me 20 përqind dhe sindikata nuk ia komunikoi minatorëve. Kjo tregon qartë se krerët e sindikatave punojnë për ca politikanë në Tiranë dhe jo për interesin e punonjësve të Bulqizës. Nëse dikush do të qëndrojë në grevë urie që Kolë Nikolla të pasurohet, atëherë ky nuk është problemi ynë”, tha Bedineishvilli.

Drejtori i ACR-së i rendon me tej akuzat kur thote se sindikatat ne Bulqize veprojne sipas tij ne menyre kriminale.

“Fatkeqësisht tre ditë më parë kriminelët bastisën zyrat tonë në minierë. Ata thyen derën dhe nxorrën punonjësit tanë jashtë. Thyen kompjuterat dhe gjithcka tjetër dhe tani lejojnë te hyje gjithkush. Kjo është e pabesueshme dhe policia duhet të ndërhyjë, të arrestojë kriminelët. Kjo është e pabesueshme”, u shpreh Bedineishvilli.

Prej disa ditesh minatoret e Bulqizës jane ngujuar ne nje greve urie ne thellesite e nentokes, ku kerkojne pranimin e disa kerkesave per kushtet e punes dhe perfitimet financiare.

Top Channel