15-vjecari i zhdukur, në dispozicion një linjë telefonike

28/07/2011 11:10

Mateo Bejaj, 15 vjeç  dhe banues në fshatin Bishan të Vlorës ende nuk po
gjendet megjithese ka nisur nje hetim nga policia.  Sot behen 11 dite
nga largimi i tij mbrëmjen e 16 korrikut.

Çdo orë që kalon, rrezikon më shumë jetën e tij. Per kete arsye Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Linja e Telefonit për Fëmijët e Humbur – ALO 116 000 ka ofruar mbështetjen e saj nëpërmjet bashkëpunimit intensiv ndërinstitucional, duke shfrytëzuar çdo mundësi komunikimi dhe bashkëpunimi për mbledhjen e informacionit të nevojshëm mbi rastin Bejaj.

Linja e Këshillimit për Fëmijë- ALO 116 është në dispozicion falas 24 orë në 7 ditë të javës nëpërmjet numrit 116 000, ku çdo qytetar, mund të raportojë në mënyrë anonime, nëse beson se ka të dhëna të mjaftueshme për të lehtësuar kërkimin apo mund të informojë mbi rastin djalit 15-vjeçar  Mateo Bejaj .

Familja ne ankth

Prinderit e 15-vjecari kerkuan ndihmen e policise pasi ai nuk u kthye me ne
shtepi. Familjaret nuk kane patur kerkesa per para nga rrembyes te
ndryshem, perjashto tre telefonata pa identifikim numri nga ku askush
nuk ka folur.

Burime zyrtare nga policia, sqarojne se hetimet kane avancuar dhe se
grupi hetimor qe po punon per zbrdhjen e ngjarjes eshte afer gjetjes dhe
zgjidhjes se saj. Mateu Bejaj eshte larguar nga shtepia diten e shtune
date 16 korrik dhe per here te fundit eshte pare ne fshat rreth ores
21.00 te mbremjes. Kerkimet kane vijuar nga policia si ne fshat po ashtu
dhe policia kufitare ne zonen e grykderdhejs se Vjoses.

Top Channel