Situata është e tensionuar. KFOR është i pranishëm në veri të Kosovës dhe ka marrë nën kontroll pikat kufitare dhe aktualisht nuk ka pasur konfrontime.

Më herët, qindra serbë kanë marrë pjesë në djegien e portës 1, që ndodhi pak momente pas orës 19:00.

Doganierët dhe policët kufitarë që ishin vendosur më herët janë larguar për shkak të djegies së portës 1 dhe janë dërguar në një vend të sigurt.

Ndërkohë, është e paqartë nëse do të veprojë EULEX, për shkak të akuzave të bëra nga kryeministri hashim Thaci, sipas të cilit misioni duhet të japë një shembull nëse lejimi i kontrabandës dhe strukturave paralele lejohen në një vend të BE-së.

Ushtarët e KFOR-it kanë hyrë në pjesën veriore të Kosovës dhe deri tani situata paraqitet e qetë, por e brishtë.

Serbët djegin pikën kufitare në Leposavic

Pak pas orës 19.00, serbë të revoltuar i kanë vënë flakën pikës kufitare në Leposavic, në veri të Kosovës.

Sipas informacioneve të fundit, serbët ishin të veshur me maska në kokë.

Fillimisht ata kanë shkatërruar pikën kufitare dhe më pas i kanë vënë asaj flakën.

Mësohet gjithashtu se ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes tyre dhe ushtarëve të KFOR-it, që janë vënë në lëvizje për kontrollin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA