Elbasan, takim kundër dhunës ndaj gruas

27/07/2011 12:55

Dhuna ndaj gruas është një fenomen mjaft shqetësues në Qarkun e Elbasanit.

Sipas Kryetares së Shoqatës së Dhunës Kundër Gruas në Elbasan, Shpresa Banja, gjatë një muaji numri i  denoncimeve pranë këtij forumi shkon në 100 raste.

“Gratë kërkojnë divorce, por taksat e larta pranë Gjykatës dhe prokurorisë bëjnë që këto gra të jetojnë në një marrëdhënie dhune. Qeveria duhet që të jetë më e vëmendëshme ndaj kësaj kategorie të shoqërisë, e cila po përjeton momente të vështira”, shprehet Banja.

Në kuadër të zbatimit të projektit: “Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm për adresimin e dhunës ndaj grave në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Fondit të Mirëbesimit të Kombeve të Bashkuara, në Elbasan u zhvillua nje takim,për koordinimine punës. Qëllimi  projektit është  që të parandalojë fenomenin e dhunës në familje,
duke ngritur Këshilla kundër Dhunës në Familje, të drejtuara nga pushtetit lokal si dhe zgjerim të sitemit elektronik për regjistrimin e rasteve të dhunuara. G

Sipas Kryetarit të Bashkisë Qazim Sejdini, fenomeni i dhunës është mjaft i përhapur dhe se  Bashkia e Elbasanit do t’u vijë ne ndihmë, duke u krijuar mundësi strehimi dhe punësimi.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, si gjykatë, polici, arsim e organizata jo fitimprurëse.

Top Channel