Meta-Prifti, ashpërsohet beteja politike

22/07/2011 19:35

Kur cështja Meta–Prifti është në dorën e drejtësisë në Gjykatën e Lartë, një tjetër përballje po zhvillohet jashtë dyerve të Gjykatës, ajo politike që po vijon e ashpër.

Pas deklaratave të zotit Meta, ka reaguar zoti Prifti përmes një deklarate për shtyp.

“Vërtetohet dhe njëherë që zoti Meta nuk kupton as veprimet e avokatëve të tij. Ai fatkeqësisht nuk kupton që gjykata sot ka zbatuar kërkesën që vetë Meta bëri për pavlefshmeri të videove. Gjykata sot zbatoi atë që vendosi në seancën e mëparshme, pavlefshmërinë e ekspertimit e kërkoi Meta. Gjykata s’mund të lejojë një provë që vetë e ka nxjerrë të pavlefshme”, thuhet në deklaratën e Priftit.

“Prokuroria zbatoi vendimin e gjykatës për pavlefshmëri të ekspertimit që rrëzoi provën e videos Prifti-Beqiri. Videoja Prifti-Beqiri s’ka asnjë vlerë për gjyqin e Metës, është filmim privat në shtëpi, pa asnjë lidhje me detyrën time dhe të zotit Beqiri. Videoja Prifti-Beqiri kërkohet nga Meta për shantazh mbi mua si dëshmitar. E këshilloj Metën që betejën mos ta zhvillojë me mua, se e garantoj që e ka të humbur. Betejën ai e ka me drejtësinë”, ka thënë më tej Prifti.

Top Channel