Mallakastër, humb jetën në punë 50-vjecari

22/07/2011 14:45

Babace Beqiraj 50 vjec, punonjes ne sektorin e pare, grupi 96, ne zonen e
Visokes ne Mallakaster ka gjetur vdekjen e menjehershme ne vendin e
punes paraditen e se premtes.

Shkak per humbjen e jetes eshte bere pakujdesia gjate nderrimit te nje llampe ne grupin e naftes, ne afersi te depozitave te naftes. Ai ishte punonjes i ndermarrjes se prodhimit te naftes Patos, pjese e kompanise Albpetrol. Gjate kryerjes se ketij veprimi 50-vjecari Beqiraj ishte i vetem.

Trupi i tij i pajete eshte gjetur nga nje koleg i tij, punonjes ne sektorin e naftes ne zonen e Visokes.

Top Channel