Tiranë, grabitet me armë supermarketi

19/07/2011 22:50

Një supermarket është grabitur mbrëmjen e sotme në lagjen Komuna e Parisit, në Tiranë.

Sipas informacioneve policore, grabitësit e maskuarë kanë marrë nën kërcënimin e armëve paratë që ndodheshin në arkë.

Sipas burimeve, grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe për shkak të mbajtjes së maskave identifikimi i tyre është bërë i vështirë.

Kjo është grabitja e dytë e një supermarketi në Tiranë, në një periudhë kohore prej një muaji.

Top Channel