Halimi ministër Drejtësie, Bumci i Turizmit

19/07/2011 14:50

Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë fund mbajtjes pezull të dy vendeve
vakant në Ministrinë e Drejtësisë dhe në atë të Kulturës dhe Turizmit.

Kreu i qeverisë ka firmosur emerimin e Eduard Halimit, me profesion jurist, ne postin e Ministrit te Drejtesise dhe te Kryetarit te Partise Demokratike per Tiranen, Aldo Bumcit, ne postin e Ministrit te Kultures dhe Turizmit.

Te dy deputetet demokrate jane aktualisht anetare te Komisionit te Ligjeve dhe jane vazhdimisht aktive ne debatet publike. Per Aldo Bumcin kjo eshte hera e dyte qe behet pjese e kabinetit qeveritar, duke u rikthyer ne nje post ministror gjashte vjet, pasi ne qeverine e pare te kryeministrit Berisha ne 2005-en mbajti per pak kohe Ministrine e Drejtesise.

Ndersa per Eduard Halimin kjo eshte hera e pare qe behet pjese e kabinetit qeveritar, vetem 2 vjet pasi u be per here te pare edhe deputet i Kuvendit te Shqiperise, si pjese e listes se Durresit. Nje nga detyrat me delikate qe ai ka ushtruar ishte kryesimi i Komisionit hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 Janarit, qe nuk eshte mbledhur prej kohesh dhe qe tani do te duhet te heqe dore prej tij.

Ndersa, se fundi, Eduard Halimi ishte pjese e grupit te juristeve qe asistuan avokatet e Partise Demokratike ne betejat ligjore ne Kolegjin Zgjedhor per bashkine e Tiranes. Qe te dy deputetet te marrin detyren e re, do te duhet miratimi ne parlament i dekreteve te presidentit, i cili ka 7 dite kohe per te hedhur firmen e tij, nderkohe qe seanca e fundit per kete sesion parlamentar eshte parashikuar per kete enjte.  

Top Channel