Nelson Mandela mbush 93 vjec

18/07/2011 19:25

Nelson Mandela mbush 93 vjec dhe afrikano-jugorët janë bashkuar në kor për t’i kënduar këngën “Shumë urime për ty”.

Fëmijët e kanë uruar atë nëpër shkolla dhe radiot e televizionet kanë ftuar popullin që të bëjë të njëjtën gjë.

Fituesi i cmimit Nobël për Paqen e ka festuar ditëlindjen e tij me familjen, në fshatin ku jeton.

Ai ka marrë një seri mesazhesh urimi, ku spikat ai nga presidenti Barack Obama, sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon dhe presidenti Zuma.

Top Channel