Fier, protesta për mungesën e energjisë

18/07/2011 16:00

Dhjetëra banorë të fshatit Dërmenas në rrethin e Fierit, në shenjë proteste bllokuan hyrjen e filialit të kompanisë CEZ.

Ata nuk kanë lejuar punonjësit të fillojnë punën duke i vene vene drynin deres kryesore ku abonentet bejne pagesat e energjise elektrike, pasi prej 23 ditesh nuk furnizohen me energji.

Perfaqesues te kompanise CEZ shprehen se furnizmi me energji elektrike per kete fshat do te filloje vetem ne momentin kur ata te nisin te paguajne energjine qe konsumojne.

“Derisa banorët e këtij fshati të bëjnë pagesat e energjisë elektrike dhe të vërtetojnë pagesat e tyre, kjo është politika e kompanisë ne nuk do t’i furnizojmë ato fshatra, komunitete, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike dhe nuk e paguajnë. Në fshatin Dërmenas, gati 99 përqind e popullsisë janë debitorë me rreth 25 milionë lekë të reja për të paguar. Në momentin që shumica e tyre shkon dhe bën pagesën për debinë, kompania është e përgjegjshme dhe do t’i ofrojë atyrë shërbimin”, tha Fabiola Haxhillari, përfaqësuese e kompanisë CEZ.

Banoret kane nisur te lidhin energjine lektrike ne menyre te paligjshme por sipas Haxhillarit do te kerkohet ndihma e policise per te mos lejuar keto akte te paligjshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA