Mbyten burrë e grua në Shkumbin

17/07/2011 16:45

Dy persona, burrë e grua, u mbytën mesditën e sotme në ujërat e lumit Shkumbin, në fshatin Sulzotaj të Lushnjes.

Ngjarja ndodhi në mesditë, kur në fillim në lumë për tu freskuar ka hyrë Saje Shehu, 49 vjeç e cila nuk ka llogaritur mirë thellësinë e ujit e rrjedhën dhe është mbytur.

Në ndihmë të saj ka shkuar menjëherë bashkëshorti 67-vjeçar Rexhep Shehu, por edhe ai ka mbetur në ujë duke u mbytur.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë për ngjarjen e cila gjeti trupat e dy bashkëshortëve.

 

Top Channel