Vlorë, ndotja e Zvërnecit

15/07/2011 17:50

Edhe pse u shkaktua nje ndotje e madhe ne bregdetin e Zvernecit nga
derdhja e nje ton solari, operacionet per imbarkimin e anijes qe ndodhet
peballe plazhi nuk jane ndalur.

Pak dite me pare kapiteneria e portit Vlore dhe Agjensia Rajonale e Mjedisit bene te ditur se solari ishte derdhur, ndersa po zhvillohej nje operacion imbarkimi. Prokuroria nisi hetimet per kete rast dhe u dyshua se shkak ishte ndonje defekt ne impiantin e tubacioneve te depozitave te ARMO-s ne pusin e Mezinit.

Te pyetur sot per kete rast drejtuesit e agjensise rajonale te mjedisit ne vlore thane se nuk ka ndonje veprim qe mund te behej publik. Kjo pergjigje eshte dhene edhe nga kapiteneria e portit te Vlores por edhe prokuroria qe njoftoi nisjen e hetimeve.

Top Channel