Shkodër, aksident nga shpejtësia

14/07/2011 14:10

Një aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjecari ka ndodhur ne Shkodër
mesditen e sotme. Viktima eshte Ndrek Bulcaku, i cili ishte ne drejtimin
e nje automjeti kur ne vendin e quajtur Kthesa e Beltojes ka humbur
kontrollin dhe eshte perplasur me murin anesor te nje pike servisi
automjetesh.

Goditja ka qene fatale per 46-vjecarin i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme. Kalimtaret kane lajmeruar ambulancen por mjeket e kane patur te pamundur ta shpetonin per shkak te demtimeve te shumta qe kishte mare nga aksidenti.

Grupi hetimor eshte duke punuar per shkaqet e ketij aksidenti nga hetimet epara dyshohet qe shkak te jete bere shpejtesia e mjetit ne kthese qe ka provokuar dhe daljen nga rruga.

Top Channel