Parlamenti i ri, Brace: Fatura, jashtë logjike

14/07/2011 15:30

Erjon Brace, një nga zërat më kritik të opozitës ndaj vendimit të
qeverisë, për ndërtimin e parlamentit të ri luksoz, thotë se fatura me
shumë shifra, tejkalon cdo logjikë financiare për administrimin e parave
publike.

“Fatura eshtë sa 70 përqind e tatimit mbi fitimin, që paguajnë të gjithë bizneset në Shqipëri. Ky cmim është sa një e treta e akcizës që paguajnë qytetarët shqiptarë, është sa 50 përqind e tatimit mbi të ardhurat personale, është sa 80 përqind e të gjithë taksave kombëtare që paguajnë për këtë vit qytetarët e Shqipërisë, është dy herë më e lartë se sa taksa doganore për këtë vit dhe është 100 përqind e gjitha taksave vendore që paguan cdo qytetar në komunë apo në bashki”, tha Brace.

Fatura 110 milionë euro është e madhe për buxhetin e vogël të Shqipërisë dhe këto para mund të ishin shpenzuar në rrugë të tjera.

“Cmimi prej 110 milionë eurosh është sa një e katërta e fondit të pagave të gjithë shtetit, 15 herë më i madh se sa fondi për politika të reja pagash për këtë vit, është 10 herë më i madh se sa fondi për politika të reja pensionesh për këtë vit, është 15 herë më i madh se sa pagesat pa punësisë sa 90 përqind e e ndihmës ekonomike për të varfërit në këtë vend dhe është sa 50 përqind e shpenzimeve të pushtetit vendor, pra e gjithë bashkive dhe komunave”, tha Brace.

Erjon brace thotë se e gjithë procedura që qeveria po ndjek për ndërtimin e kuvendit është antikushtetuese.

Top Channel