Topalli pret Wollfarth

12/07/2011 15:45

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua sot me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Eugen Wollfarth.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, në takim jane biseduar ceshtje te rendesishme, qe kane te bejne me situaten aktuale politike dhe zhvillimet e pritshme ne parlament, ku opozita nuk merr pjese qe pas zgjedhjeve te 8 majit.

Por njoftimi i Kuvendit nuk jep asnje detaj sesi jane trajtuar keto ceshtje si nga Kryetarja e Kuvendit, ashtu edhe nga ambasadori i OSBE-se, te cilet kane diskutuar edhe per reformat ne kuader te procesit te integrimit, si dhe per bashkepunimin e Kuvendit me misionin e OSBE-se.

Njoftimi jep me shume hollesi rreth informimit qe Kryetarja e Kuvendit i beri ambasadorit Wollfarth rreth ofertes qe mazhoranca i ka bere opozites per reformen zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR, si dhe per bashkepunimin e ofruar per miratimin me konsensus te ligjeve me shumice te cilesuar. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se opozita është e mirëpritur të japë kontributin e saj në këtë proces, duke e konsideruar kete nje kontribut per vendin dhe integrimin e tij ne Bashkimin Europian.  

Top Channel