Irlandë, natë përleshjesh në Belfast

12/07/2011 09:00

Turma nacionalistësh kanë hedhur bomba molotov dhe gurë në drejtim të policisë gjatë një proteste të dhunshme të zhvilluar në perëndim të Belfastit, në Irlandë.

Plumba plastikë u qëlluan nga policia si kundërpërgjigje, në zonat Broduej dhe Olldpark të qytetit.

Gjithashtu, topa uji u përdorën për të shpërndarë turmën në një nga zonat e mësipërme, ku nga përleshjet shtatë agjentë policie mbetën të plagosur.

Policia po heton zërat se të shtëna armësh zjarri u regjistruan në zonë, por nga ana tjetër nuk ka persona të plagosur.

Ndërkohë, mbrëmjen e së hënës, një autobus u morr peng në Folls Rod, ku shoferi u nxorr me forcë nga automjeti dhe pasagjerët u urdhëruan të zbrisnin.

Autobusi u nis drejt vijave ku ishte vendosur policia, por u përplas pak para se të arrinte aty. Në të njëjtin vend një furgoni iu vu flaka nga protestuesit.

Top Channel