Pogradec, kërcënohet me armë aktori Shanaj

11/07/2011 14:45

Një 41- vjecar nga fshati Bucimas në Pogradec është shpallur në kerkim
nga policia per shkak se ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim
të shtëpisë së aktorit të njohur, Mevlan Shanaj.(UPDATE)

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se dieles, kur pas nje konflikti 41-vjecari ka marre nje arme automatike kallashnikov duke qelluar mbi banesen e aktorit ne shenje hakmarrje per nje konflikt te lindur mes tyre.

“Per fatin tim të mirë, plumbat hasën në rezistencën e betonave dhe fëmijët nuk pësuan asgjë. Ky është një rast i shëmtuar, nga një njeri që unë e kam fqinj dhe që nuk gjej arsye për ta shpjeguar”, tha Shanaj.
 
Nderkohe banoret tregojne se mes autorit te ngjarjes, pronar i nje hoteli dhe aktorit ka patur nje konflikt per zonen e plazhit perballe ndertesave te tyre. Aktori i ka kerkuar biznesmenit te mos bllokoje me kete rrjete zonen e plazhit para baneses se tij, por ka marre pergjigjie negative.

Zona eshte ne pronesi shteterore dhe nuk konfirmohet qe te jete dhene ne perdorim nga ana e pushtetit vendor. Policia nderkohe njofton se ka kryer procedurat per vepren penale te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake si dhe prishje te qetesise publike dhe kanosje per shtetasin Ardian Hoxhallari, i cili eshte shpallur ne kerkim.

Top Channel