Konflikt mes dy pronarëve, plagosen dy persona

11/07/2011 10:05

Ndertimet pa leje dhe jashtë kritereve janë duke shkaktuar edhe ngjarje
tragjike në qytetin e Sarandës. Për shkak të një konflikti mes dy
pronarëve të dy firmave të ndërtimit për cështjen e disa kateve pa lejen
e dhene nga bashkia jane konfliktuar.

Per pasoje, sipas Drejtorise se Policies se Vlores thuhet se shtetasi Albert Arap Murtaj, 31 vjec ka kanosur shtetasin Sinan Mata, pronari i nje tjeter firme ndertimi.

31-vjecari i arrestuar nga policia dyshohet se ka qelluar me arme zjari ne drejtim te objektit ne ndertim por aksidentalisht ka plagosur dy punonjese te bashkise te ndermarrjes se pastrimit te qytetit.

Top Channel