Konfirmohet arratisja e shtetasit turk

07/07/2011 15:10

Policia konfirmon se shtetasi turk Abduselam Turgut, i kërkuar nga
drejtësia gjermane për trafik droge është larguar nga Shqipëria me
pasaportë të rreme, dy javë pasi Gjykata e Apelit në Tirane e liroi nga
burgu.

Policia deklaron se nuk eshte vene ne dijeni nga gjykata per kete vendim dhe as per adresen qe ai kishte paraqitur dhe se historine e ka mesuar nga media.

Policia zoteron foton e pasaportes se bllokuar, nderkohe qe burimet tregojne se 44-vjecari turk ka dale nga Shqiperia nepermjet Rinasit. Burimet thane se Abduselam Turgut ne kohen qe mjetin e identifikimit e kishte te bllokuar per shkak te arrestit shtepiak qe shpalli Gjykata e Apelit, ai posedonte nje pasaporte te dyte, por me identitet tjeter me te cilen ai eshte arratisur nga Shqiperia.

Sipas burimeve turku eshte larguar dy jave pas vendimit te Gjykates se Apelit e cila ndryshoi masen nga arrest me burg ne arrest shtepie. Behet e ditur se ai ka dale nga Shqiperia me nje grua kurde, Elif Katil 33 vjece, nene e nje femije. Me kete grua, i kerkuari nga drejtesia gjermane per trafik droge, kishte jetuar ne nje hotel, per dy jave, nga dita kur mori arrestin shtepiak dhe jo ne nje apartament sikurse i kishte deklaruar gjykatesve. Qendrimi i tij ne hotel ka zgjatur deri ne 17 mars. Shtetasi turk i kishte dhene gjykates si adrese apartamenti, thjeshte “Kthesen e Kamzes’, por sipas policise, ajo nuk eshte njoftuar nga gjykata per ndryshimin e mases se sigurise, ne menyre, qe policia ta vinte ne mbikeqyrje dhe se informacioni se turku ishte liruar e kishte marre nga media pas te ciles ishte vene ne kerkim te apartamentit misterioz tek “Kthesa e Kamzes”, ne Tirane.

Pas publikimit te ketij rasti KLD-se njoftoi se do te verfikonte rrethanat e marrjes se ketij vendimi, por te pakten zyrtarisht ende nuk ka nje konkluzion te ketij verifikimi. Nderkohe mesohet se inspektore te KLD-se kane nisur edhe ne Gjykaten e Vlores verifikime pas publikimit ne media te nje vendimi te kesaj gjykate e cila konvertoi denimin e nje te denuari ne Itali nga 20 ne 6 vjet burg.

Top Channel