Kalon ligji për regjistrimin

07/07/2011 15:35

Ligji i shumëdebatuar për regjistrimin e popullsisë është miratuar me
vetëm 71 vota pro dhe dy abstenim ne kuvendin e Shqipërise, ndërkohe që
opozita sic ishte paralajmëruar ka munguar sërish në seancë.

Kalimi i tij eshte bere me vetem disa nga ndryshimet e propozuara nga deputetet e Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, cka ka sjelle edhe dy votat abstenim të tyre në votimin te tërësi të tij.

Ne keto ndryshime te deklaruara edhe nga zoti Shpetim Idrizi e te pranuara vetem ne nje pjese nga qeveria u bene disa shtesa qe sipas deputeteve came rrisin sigurine e deklarimit dhe shmangin edhe me shume abuzuesit. Mes tyre fakti i saktesimit se keto te dhena do te perdoren vetem per motive statistikore, teksa INSTAT pas propozimit te cameve eshte i detyruar te verifikoje me ligj ne regjistra te dhenat e deklaruara nga individet.

Pikerisht kjo pike sipas PDIU do te shmange abuzimet dhe mashtrimet e mundshme me kombesine. Nderkohe qe PDIU ka imponuar ndryshime edhe ne piken tjeter ate qe detyron deklaruesit te japin pergjigje te plote te sakte dhe te besueshme per te gjitha te dhenat ne te kundert rrezikojne sanksionet perkatese me gjobe deri ne 100 mije leke.

Megjithate mospranimi i plote i propozimeve te dhena nga deputetet came ka cuar ne voten abstenim te tyre cka ka tkurrur mazhorancen ne minimumin e mundshem me vetem 71 vota. Deputetet e PDIU-se kane paralajmeruar megjithate se do te ndjekin ne vazhdimesi kete proces.Procesi i mbledhjes se te dhenave nga popullsia pritet te nise ne vjeshte te ketij viti dhe sipas ministrit Pollo ai permbush te gjitha standartet e legjislacionit europian.

Top Channel