Burrel, 8 ditë grevë urie

07/07/2011 15:45

Prej 8 ditesh 75-vjecari Hajredin Rami nga Burreli po bën grevë urie në
trotuarin përballë prokurorise se rrethit Mat. Ai i ka paraqitur kerkese
prokurorise qe te nderhyje per zgjidhjen e nje konflikti pronesie, por
nga godina e organit te akuzes askush nuk eshte interesuar as per te
pyetur apo diskutuar me protestuesin.

Gjendja e te moshuarit eshte renduar ndjeshem, ndersa ai qendron dite e nate shtrire ne trotuar.

Grevisti kerkoi nderhyrjen e organeve shteterore ne konfliktin qe atij i eshte krijuar per pronesine e nje ndertese ne qender te qytetit te Burrelit.

Top Channel