Pas akuzave që disa autorë dhe botues përcollën në publik për blerjen e librave jashtëshkollorë në mënyrë preferenciale për llogari të bibliotekave të shkollave në Librazhd, Lezhë dhe Mallakastër ka reaguar Ministria e Arsimit.
Sipas zyrës së shtypit të kësaj ministrie, do të jetë drejtoria e auditit në këtë institucion që do të nisë verifikimin në këto tre qytete.
“Jemi të vetëdijshëm se sistemi i decentralizuar i përzgjedhjes së librit ka funksionuar. Por ka edhe probleme. Do bëhen verifikime. MASH mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me botuesit”, ka deklaruar zëdhënësja Brikena Kollcinaku.
Ministria e Arsimit ka pranuar se mund të hasen edhe mangësi në përzgjedhjen e librave jashtëshkollorë, pasi është lënë në dorë të drejtorive arsimore dhe mësuesve.
Por në këto qytete, sipas disa botuesve, të pakten 80% e librave mbajnë autorësinë, ose janë botuar nga autorë që mbajnë poste politike edhe në qeveri.
Top Channel