Skandal në gjykatën shqiptare

06/07/2011 15:20

Skandali i radhës në drejtësine shqiptare është shpallur në Gjykatën e
Vlorës. Një shtetas shqiptar, i shumëkërkuar nga drejtësia italiane, i
denuar dy here në mungesë nga Gjykata e Leces me vendim të formës së
prerë me nga 15 dhe 16 vite burgim, në bashkim të denimeve 20 vjet burg
ka perfituar ulje te ndjeshme denimi duke konvertuar 20 vjet burg ne
vetem gjashte vite.

Altin Hasanajt, i akuzuar ne Itali per trafik narkotikesh,krijim bande te armatosur dhe organizate kriminale dhe dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit gjate shqyrtimit gjyqesor, i eshte bere konvertimi i denimit me kerkese te vetë te denuarit. Ne fakt, sipas prokurorise gjykata duhej te kishte bere vetem konvertim te denimit dhe shqyrtim te ceshtjes.

Gjithesesi, gjykata shqiptare, 20 vite burg ne italisht i ka perkthyer ne shqip ne 6 vite burg. Ne bashkim te denimeve, thote gjykata, duhet te aplikohet edhe zbritja e perfituar nga gjykimi i shkurtuar, ne nje kohe qe i pandehuri eshte ende ne  kerkim dhe te pakten nuk ka dale para togave te zeza per te pranuar krimin dhe  shprehur pendesen, cka do t’i dhuronte atij nje te treten e uljes se denimit.

Prokuroria e Pergjitshme jo zyrtarisht deklaron se ka patur nje reagim nga autoritetet italiane, te cilat kerkojne shpjegim nga organi i akuzes dhe ministria e drejtesise shqiptare. Por Gjykata e Vlores argumenton ne vendimin e saj, duke u shprehur se veprat penale per te cilat akuzohet i riu vlonjat, ligjet shqiptare kane pesuar disa ndryshime dhe parashikojne masa me te uleta denimi se ne Itali. Nderkohe Prokuroria e Pergjithshme deklaron se per kete vendim eshte ankuar ne Gjykaten e Apelit në Vlore.

Top Channel