Saga ligjore për Tiranën

06/07/2011 15:00

Përballja ligjore mes Partisë Socialiste e Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor duket se nuk ka të perfunduar.

Ne nje levizje taktike te momentit te fundit socialistet terhoqen ankimimin e tyre te bere ne 30 qershor, ne baze te te cilit ishte pavlefshmeria e zgjedhjeve, duke kerkuar me pare shqyrtimin e ankimimit te 2 korrikut. Sipas burimeve nga selia roze kjo ishte nje levizje taktike e socialisteve ne pergjigje te kerkeses se perfaqesuesve ligjore demokrate, te cilet kerkonin bashkimin e dy ceshtjeve.
 
Por pavaresisht terheqjes ne moment te fundit, burime nga PS-ja konfirmojne se ajo eshte vetem e perkohshme dhe nuk eshte terhequr perfundimisht. Partia Socialiste pret qe me vendimin e neserm Kolegji Zgjedhor te detyroje Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te marre ne shqyrtim kerkesen e selise roze per shpalljen te pavlefshem te vendimit qe dha fitues Lulzim Bashen me 92 vota para.

Pa paragjykuar, por duke ju referuar precedenteve te meparshem te cilet nuk jane te pakte ne kete process te tejzgjatur, duket se KQZ do te hedhe poshte kerkesen e Partise Socialiste. Por cfare do te ndodhe ne kete moment?

Socialistet do t’i drejtohen serisht Kolegjit Zgjedhor me kerkesen me te fundit te terhequr, ate per pavlefshmeri te zgjedhjeve, por pasi per kete te jete shprehur me pare KQZ. Parimisht keto pritet te jene levizjet e juristeve te selise roze, te cilat edhe mund te ndryshojne sic kane treguar faktet. Levizja taktike me e fundit e PS tregoi se beteja ligjore do te vazhdoje te mbaje nen presion te dyja palet, ne nje beteje qe i perngjan nje loje shahu ku cdo levizje behet e kujdesshme me syte gjithmone nga kundershtari. Me kete hap e veshtire te parashikosh kur do te perfundoje.

Top Channel