Në kërkim të trafikantit turk

06/07/2011 15:30

Gjykata e Lartë shtyu për në shtator kërkesën e prokurorisë për të
kthyer në burg shtetasin turk Abduselam Turgut, adresa e të cilit nuk
dihet edhe pse ai u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit, që në
muajin mars.

Procesi i vleresimit te mases se sigurimit u shty serish per mungese te avokatit mbrojtes. Turku Abduselam Turgut u arrestua ne Shqiperi ne shkurt te ketij viti, si i shume kerkuar per trafikimin e nje toni heroine ne Gjermani. Por ndersa Gjykata e Shkalles se Pare e la arrest me burg deri ne perfundim te procedures se ekstradimit drejt Gjermanise, Gjykata e Apelit ne menyre te befte e ndryshon kete mase me arrest shtepie, ne nje kohe qe turku nuk kishte shtepi ne Shqiperi. Sipas apelit, prokuroria nuk kishte paraqitur provat e nevojshme dhe pse organi i akuzes nga ana e tij deklaroi se kishte depozituar procesverbale qe referojne vepren per te cilen turku kerkohet ne Gjermani.

Gjykata vleresoi gjithashtu se flete-arresti ishte derguar me e-mail dhe jo ne menyre ligjore, ndersa nje rrethane lehtesuese qe gjykata e cmoi te tille ishte edhe gjendja shenetesore e turkut.

Shtetasi turk ndersa kerkoi arrestin e shtepise si mase me te lehte sigurie, kishte deklaruar se banonte ne nje shtepi e cila ndodhej thjeshte tek Kthesa e Kamzes ne Tirane, pa asnje te dhene tjeter. Pas vendimit turku u zhduk dhe asnje apartament tek Kthesa e Kamzës nuk u identifikua si vendi ku ai qendron ne arrest shtepie. Edhe pse Keshilli i Larte i Drejtesise, sapo Top Channel beri publik skandalin njoftoi se kishte nisur Inspektimet ne Gjykaten e Apelit, deri tani nuk ka  nje rezultat se cfare u konkuludua nga keto kontrolle. Ajo qe dihet eshte se ne pritje te vjeshtes kur Gjykata e Larte te shqyrtoje kerkesen e prokurorise, ne adresen e dhene nga Abduselam Turgut nuk jeton askush. Dyshohet qe ai eshte arratisur nga Shqiperia. Por kete zyrtarisht se pranon askush.

Top Channel