Ligjet miratojnë draftin për regjistrimin e popullsisë
05/07/2011 10:30
Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, proces ky që do të nisë më datë 1 tetor.
Ministri i Teknologjisë Genc Pollo u shpreh se procesi është më shumë mbledhje të dhënash e statistikash, se sa regjistrim i gjendjes civile.
“Popullsia ka një detyrim ligjor për të deklaruar të dhënat personale. Cdo shtetas i huaj që ndodhet në Shqipëri ka për detyrë që të japë të dhënat. Mbrojtja e privatësisë së të dhënave i ngarkohet me ligj INSTAT-it. Projektligji parashikon që për refuzimin e dhënies së të dhënave ka një masë ndëshimore me gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra”, tha Pollo.
Ministri sqaroi se projektligji nuk ka asnjë lidhje me regjistrimin etnik apo fetar.
Top Channel