Vrasje për 50 mijë lekë

02/07/2011 12:45

Vrasja  e 35-vjecarit Artan Këllezi u shkaktua për një borxh prej 50
mije lekesh. Ky eshte konkluzioni i hetuesve disa ore i riu u qellua per
vdekje me kacavide nga ish-shoku i tij, i cili i kishte huazuar shumen
qe viktima mendohet ta kete lene gjate ne nje lokal lloto bet.

Zedhenesja e policise se Tiranes gjate nje deklarate per mediat komunikoi arrestimin per akuzen e vrasjes me dashje te nje 35-vjecari.

“Falë një pune të menjëhershme të strukturave të policisë në një kohë tepër të shpjetë, u arrit identifikimi dhe kapja autorit të vrasjes, i cili dyshohet të jetë shtetasit Stilijan Kosta Korabi, 35 vjec, banues në Tiranë, ku ndaj tij u mor masa e menjëhershme e arrestit të në flagrancë”, tha zedhenesja Alma Katragjini.

Zedhenesja e policise se Tiranës njoftoi prangosjen e Ylli Sherifit si autor i vrasjes se krushkes se tij dhe plagosjes se krushkut dhe dhendrit, pasi vajza e tij adoleshente bashkëjetonte pa miratimin e tij. Edhe kjo ngjarje ndodhi te premten ne mbremje.”Ky shtetas mbrëmë, rreth orës 22.45, në Allias pranë shkollës “Bajram Curri” Tiranë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik shtetasit: Anife Kadri Elmazi, 49 vjec, e cila pas plagëve të marra ka vdekur në Spitalin “Nënë Tereza”, shtetasin Fatmir Hikimet Elmazi, 44 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën në spital, dhe shtetasin Ervin Skënder Ademi, 26 vjec,i cili ndohet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi zëdhënësja.

Top Channel