Topalli-Wallack: Demokracia kaloi testin

02/07/2011 14:45

Gjatë qëndrimit në Vilnius, ku mori pjese ne Forumin Boteror te Grave
lidere, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pati një takim me
Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan, Ken Wallack.

Ky Institut jep nje kontribut te rendesishem prej 20 vitesh ne Shqiperi dhe per zonjen Topalli kjo prani dhe mbeshtetja e Institutit Demokratik Amerikan per vendin eshte shume e rendesishme per demokracine shqiptare.

Te dy bashkebiseduesit ndane mendimin se “Demokracia shqiptare e kaloi me sukses një test të demokracisë, ku zgjedhjet konkurruese dhe transparente të 8 Majit, pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhje dhe periudha e apelimeve, treguan në të njëjtën kohe së në Shqipëri, vota është e lirë dhe sistemi funksionon”. Sipas zonjes Topalli dhe Presidentit te Insitutit Demokratik Amerikan zgjedhjet e 8 Majit ishin zgjedhjet më të mira dhe më të drejta, që Shqipëria ka realizuar deri më sot.

Gjate qendrimit ne Vilnius, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua edhe me homologen e saj lituaneze, e cila e ka siguruar per mbeshtetjen qe Lituania do te vazhdoje t’i jape Shqiperise per permbushjen e aspirates per integrimin ne Bashkimin Europian.

Top Channel