Parandalimi i sëmundjeve onkologjike

02/07/2011 20:30

Parandalimi i sëmundjeve onkologjike tek gratë, metodat e avancuara diagnostikuese për një shëndet sa më të mirë të gruas, por dhe çëshjte që kanë të bëjnë me nënën dhe të porsalindurin, kanë qenë ndër çështjet kryesore të diskutuara në konferencën shkencore zhvilluar me mjekë, gjinekologë të njohur shqiptarë dhe grekë, pranë spitalit Hygeia në Tiranë.

“Trajtojmë çështjet e parandalimit, metodat diagnostikuese, aparatura të sofistikuara  dhe analiza të ndryshme që bëjmë në mënyrë që sëmundjet si kanceri i gjirit, i qafës së mitrës e të tjera, më parë të parandalohen dhe më pas të shërohen që t’i japim familjes një nën të shëndetshme dhe një fëmijë të shëndetshëm”, është shprehur Leonidas Papadopulos, obsteter-gjinekolog.

Në spitalin Hygeia ekzistojnë të gjitha aparaturat e teknologjisë së fundit për diagnostikimin në kohë të këtyre sëmundjeve të cilat nëse neglizhohen rrezikojnë jetën e gruas.

Ndërsa koordiantori i klinikës gjinekologjike të spitalit Hygia në Tiranë kirurgu obsteter gjinekolog Z.Vasil Angjeli theksoi se kontrolli i saktë prenatal dhe gjatë lindjes diagnostikimi i hershëm, aparaturat e fundit dhe teknikat moderne të trajtimit invaziv dhe kirurgjikal që aplikohen tek spitali grek krijojnë standarte të reja në shërbimet shëndetësore në Shqipëri për shëndetin e gruas dhe të bebes.

Top Channel