Energjia, ndryshon faturimi

01/07/2011 19:35

Deputeti socialist Erjon Braçe denoncon skemën e re të faturimit të energjisë elektrike nga kompani ÇEZ, që, sipas tij, aplikon me çmim të lartë edhe për konsumin nën 300 kwh në muaj.

“Ka ndodhur një pjestim sipas tyre që bëhet për çdo ditë dhe jo për të gjithë muajin. Ajo që ka ndodhur është rëndë. Nuk është bërë faturimi për 30 ditë, por për 21, 22, 24 ditë”, është shprehur Braçe.

Kompani ÇEZ ka reaguar duke thënë se formula e re, që bazohet në konsumin ditor, bën të mundur faturimin korrekt të konsumatorëve.

Sipas ÇEZ, kjo formulë shmang impaktin negativ që sjell leximi i faturave në periudha më të shkurtra apo më të gjata se 30 ditë.

Sipas kompanisë, sasia 300 kwh në 30 ditë përkon mesatarisht me 10 kwh.

Tani faturimi, sipas ÇEZ, shuma totale varet nga numri i ditëve për të cilat bëhet matja.

Top Channel