Top Show, “Fluska e parasë”

30/06/2011 00:25

Ekonomisë, politikanë dhe studiues të tjerë në lëmin e ekonomisë, diskutuan në Top Show, vecanërisht mbi krizën financiare globale që ka prekur globin.

Në diskutim u prekën edhe skemat piramidale që kaloi Shqipëria nga 1994 e që kulmuan me ngjarjet e 1997, kur vendi ishte në prag të luftës civile. Se sa të mbrojtura janë ekonomia dhe financat e shqiptarëve përballë këtij mashtrimi, kësaj pyetjeje iu përgjigj deputeti socialist dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

Zoti Malaj tha se kërcënimi i skemave financiare mashtruese mbetet dhe së Shqipëria nuk është e “vaksinuar” nga skema piramidale.

“Shqiptarët nuk janë të vaksinuar nga skemat piramidale. Rasti ’97-s është një rast krejt unik shqiptar pasi është i vetmi ku u përfshi 60 përqind e popullsisë dhe 50 përqind e prodhimit të brendshëm. Në rrjedhën e ngjarjeve të mëpasshme ndikoi edhe mbivendosja e krizës politike në atë kohë”, tha Malaj.

Top Channel