Velipojë, vatra zjarri në malin Kolaj

28/06/2011 11:30

Me dhjetëra hektare pyje, kullota dhe zona me shkurre janë përfshirë nga flakët në malin Kolaj të komunës Velipojë.

Vatra e zjarrit eshte perhapur me shpejtesi e ndihmuar nga temperaturat larta dhe era, duke perfshire nje zone shume te gjate.

Per shkak te terrenit teper te thyer malor nderhyrja e zjarrfikseve eshte e pamundur. Nderkohe qe shqetesuese eshte fakti qe poshte malit ndodhen disa banesa te fshatit Baks, te cilat rrezikohen nese flaket ndryshojne drejtim per shkak te eres se forte.

Dyshohet qe zjarri te jete vene qellimisht nga banoret e zones per te hapur kullotat e reja dhe me pas flaket kane dale jashte kontrollit duke perfshire gjithe faqen e malit.

Top Channel