KQZ shqyrton kërkesën e PS për zgjedhje

28/06/2011 12:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton sot pasdite në orën 18:00, kërkesën ankimore të paraqitur nga ana e Partisë Socialiste.

Kërkesa në thelb të saj është e bazuar te mosperputhja e numrit te votuesve me numrin e votave te gjetura ne kutitet e votimit gjate numerimit qe beri KQZ. Behet fjale per 284 qendra per te cilat Partia Socialiste kerkon pavlefshmeri te procesit dhe njekohesisht rivotim.

Partia Socialiste ne baze te ketij argumenti ka kerkuar anulimin e vendimit me numer 11 58 te dates 25 qershor qe shpallë fitues te zgjedhjeve ne Tirane kandidatin Lulzim Basha me 93 vota me shume se kryebashkiaku Edi Rama. Ne mbledhjen e mbajtur gjate paradites KQZ-së vendosi qe kerkesa e socialisteve te merret ne shqyrtim pasdite.

Me heret socialistet paraqiten nje dokument me 9 faqe ku argumentonin se gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, janë lejuar shkelje flagrante të ligjit, të cilat kanë cënuar procesin zgjedhor në atë masë sa ka ndikuar në mënyrë evidente në përcaktimin e kandidatit fitues, për organet e qeverisjes vendore në këtë Bashki.

Disa kuti te dëmtuara, mungesa e numrit të duhur të fletëve të votimit në disa qendra ose në raste të tjera gjetja e fletëve të votimit më shumë se numri i zgjedhësve jane argumentet qe paraqesin socialistet.

Nëse akimimit të socialistëve nuk i jepet një përgjigje pozitive nga KQZ, atëherë do të ketë një tjetër kerkesë padi këtë radhë në Kolegjin Zgjedhor, i cili eshte arbitri i fundit për problemet zgjedhore.
 

Top Channel