Fillon epoka e telefonave 3D pa syze

27/06/2011 15:00

Pas pak ditësh, koreanët e LG do të prezantojnë për mediat Optimus 3D,
smartphone i parë në gjendje të prodhojë dhe shfaq përmbajtje (foto dhe
video) tre dimensionale pa ndihmën e syzeve.

Në të njëjtën periudhë, ndoshta pak më vonë, do të vijë edhe një telefon i dytë 3D, edhe ai një Android, por këtë herë i HTC: Evo 3D i cili ka dalë në SHBA dhe tani pritet të vijë në Evropë.

“3D është diçka më shumë që duam t’i ofrojmë publikut tonë”, është shprehur Graham Wheeler, drejtori i drejtor i komercializimit të HTC.

Top Channel