Testimi, mësuesit, shtesë page nga korriku

26/06/2011 10:55

Më në fund, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar listën e “notave” për mësuesit që i janë nënshtruar atestimit për vitin 2011-2012.

Sipas gazetës “Shqip”, testit të kualifikimit i janë nënshtruar 3 mijë mësues, të cilët plotësonin kushtet e përcaktuara nga MASH, pra ata që kishin 5, 10 dhe 20 vjet eksperiencë pune në fushën e arsimit.

Zyrtarisht sqarohet se vlerësim maksimal, pra germën A në testin e kualifikimit profesional e kanë marrë vetëm 2% e arsimtarëve.

Qëllimi i këtij testimi ishte jo vetëm vënia në provë e njohurive që zotëronin mësuesit, por edhe përfitimi i shtesës së pagave, i cili do të përcaktohet në bazë të rezultateve të secilit.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit theksojnë faktin që këtë vit, ndryshe nga përvojat e kaluara, është rritur numri i mësuesve që janë vlerësuar me “notën” maksimale, ose siç e quajnë specialistët e arsimit, ata që kanë marrë germën A.

Ata bëjnë me dije se gjatë vitit 2010-2011, vlerësimin maksimal mundën ta merrnin vetëm 0.75% e kandidatëve.

Top Channel