Turizmi, fushë-beteja e Berishes

25/06/2011 16:40

Duke marrë pjesë në inaugurimin e rrugës që të con në Kalanë e Prezës,
disa kilometra larg Tiranes, kryeministri Sali Berisha e drejtoi serish
vemendjen tek zhvillimi i turizmit në vend.

Kjo eshte nje rruge e shkurter, 3.2 km, por 200 milione leket e investuara per rikonstruksionin e saj, japin mundesi per te arritur me komoditet Kalane e Prezes, duke shtuar mundesine per rritjen e numrit te vizitoreve vendas dhe te huaj. Kryeministri Berisha e konsideron Prezen nje pasuri turistike per rrethin e Tiranes, zone ne te cilen qeveria llogarit te kete investuar ne keto vite mbi 250 milione euro dhe nje pjese te rendesishme te investimeve e ze infrastruktura rrugore.

“Shqipëria këtë vit vjen si destinacioni më i bukur, më kryesor turistik. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha ka banorët e saj, me një mikpritje të pashoqe në Europë dhe në Botë. Ndaj dhe le të shpalosim ne të gjithë mikpritjen tonë, të gjitha bukuritë e mëdha natyrore që kemi, pasuritë kulturore dhe do të bëhemi gjithnjë e më të njohur, më të famshëm, më me emër të mirë në Europë dhe në Botë, si destinacioni turistik”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha i kushtoi rendesi edhe projektit per te bere Shqiperine nje vend te zhvilluar brenda 6 viteve te ardhshme. Sipas tij, pavaresisht veshtiresive, kjo mund te arrihet duke vene ne funksionim potencialet ende te pashfrytezuara te vendit, burimet e saj hidrike, pasurite nentokesore dhe ndertimin e plantacioneve me ullinj dhe drure frutore dhe arrore.   

“Na takoi neve fati i madh, merita e veçantë, që ta shndërrojmë këtë vend në një vend të zhvilluar dhe ne do e bëjmë këtë, sepse ne Shqipërinë e morëm nga honet e historisë, nga njëri prej 3-4 vendeve më të varfra të planetit dhe e ngritëm sot, në vend që ka mbi 7 mijë dollarë të ardhura për frymë nga 204 dollarë që kishte 18 vjet më parë. Në të gjithë ketë përpjekje ne jemi të sigurtë se ëndrrën e fëmijëve tanë, ëndrrën e të rinjve tanë, ëndrrën tonë, “Shqipëria vend i zhvilluar”, do ta bëjmë realitet brenda vitit 2017”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha garantoi kryetaret e bashkive dhe komunave se qeveria do te financoje cdo projekt qe do te ndryshoje per mire jeten e qytetareve shqiptare.

Top Channel