PD: Rama përbalt zgjedhjet

25/06/2011 20:40

Partia Demokratike e ka quajtur qendrimin e fundit të socialistëve si një përbaltje të proçesit zgjedhor.

Zëdhënësja e kësaj përtie, Albana Mustafaraj ka theksuar se qytetarët e Tiranës kanë votuar në mazhorancë kandidatin demokrat Lulzim Basha.

“Partia Demokratike falenderon së pari të gjithë qytetarët që zgjodhën të flisnin me zërin e tyre në këto zgjedhje. Partia Demokratike e ka thënë që në fillim se do të pranojë rezultatin dhe do të vazhdojë të presë me durim e qetësi që proçesi zgjedhor të përfundojë. Këto zgjedhje ishin të lira, të ndershme dhe më transparentët të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri”, tha Mustafaraj.

“Rama, pasi dha ultimamunimet që t’i njihej fitorja me 10 vota  përpara se të përfundonte proçesi i numërimit të votave, tani përpiqet me çdo kusht ta përbaltë proçesin më transparent në historinë e vendit. Tani që është e qartë si kristali se qytetarët e Tiranës kanë votuar në mazhorancë kandidatin demokrat Lulzim Basha, kryeopozitari Rama njëherë flet për kanibalizëm e herë tjetër për maskarada”, shtoi ajo.

Top Channel