Beteja për gazsjellësin

24/06/2011 20:10

Shqipëria ende nuk e ka të sigurtë përshirjen e saj në rrjetet ndërkombëtare të gazit. Në Europë po konkurojnë tani tre projekte, që transportojnë gazin nga brigjet e Kaspikut në Europë. Dy prej tyre e përjashtojnë Shqipërinë.

“Fitues do të jetë projekti, i cili do të sigurojë mbështetjen e aksionerëve, që zotërojnë fushën e Shah Denizit, në Azerbajzhan, nga ku do të furnizohet tubacionet”, është shprehur Dorian Ducka, Ministria e Ekonomisë.

Trans Adriatik, projekti që mbështet Shqipëria ka bërë të ditur se do paraqesë ofertën e tij nga 1 tetori i këtij viti.

Nëse ky projekt dështon, Shqipëria mbetet jashtë linjave të gazit, të paktën si aktor kryesor.

Bashkimi Europian mbështet si prioritar projektin Nabucco, ndërkohë që diplomacia greke po luan fort për projektin e saj italo-grek.

Në këto kushte shansi i vetëm i Shqipërisë në këtë betejë gjeopolitike mbetet fuqia e firmave që mbështesin projektin e saj, gjigandi gjerman Shtatoil dhe EU Rurgas Gas.

Top Channel