Vrasja e këngëtares, dy vjet burg për Kelmendin

22/06/2011 15:10

Gjykata e Tiranes shpalli fajtor per akuzen e vrasjes nga pakujdesia
Azis Kelmendin duke e denuar me dy vjet heqje lirie, por qe ne vijim te
gjykimit te shkurtuar te pandehurit i zbret denimi ne 1 vit e kater muaj
burgim.

Vendimi u dha nga gjyqtari i kesaj ceshtjeje Arben Micko. Ne nje seance te meparshme prokurori Ervin Karanxha kerkoi qe gjykata te mbante parasysh rrethana lehtesuese per te akuzuarin. Prokurori shpjegoi qendrimin e akuzes per ngjarjen ku humbi jeten kengetarja Elsiana Hidershaj, e njohur me emrin e artit Emy.

Prokuroria tha se Azis Kelmendi dhe Elsiana kane qene te dashur per dy vjet dhe se ngjarja ishte aksidentale. Sipas prokurorise vajza ishte kapur tek xhami i makines ne te cilen ishte si drejtues Azis Kelmendi dhe kur ai eshte nisur me automjet, vajza eshte rrezuar me koke ne toke. Nga kjo plage me pas Elsiana gjeti vdekjen ne spital.

Top Channel