Regjistrimi i popullsisë, pr/ligji në kuvend

22/06/2011 16:05

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi kanë dorëzuar në Kuvend projektligjin e
iniciuar nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë, të cilët kundërshtojnë
regjistrimin e popullsise ne bazë të etnisë dhe fesë.

“Ne kërkojmë që në ligjin për regjistrimin e popullsisë në nenin tre të tij, të shtohet paragrafi i regjistrimit që synon të ofrojë të dhëna të besueshme, mbi bazë të të cilave do të përmirësohet regjistri i gjendjes civile. Ne duam të shtojmë se midis vetëdeklarimit, vetëpërcaktimit dhe regjistrit të gjendjes civile ka përparësi ky i fundit”, tha Endri Shabani, përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi.

Aleanca ka vene në dukje, se në nje vend laik si Shqipëria, regjistrimi ne baze te etnise dhe fesë eshte nje procedure jo ligjore.

“Me qëllim ruajtjen e laicitetit të shtetit shqiptar dhe frymës dhe tolerancës dhe bashkëjetesës, të dhënat e regjistrit të popullsisë sipas këtij ligji nuk do të përfshijnë përkatësinë etnike dhe fetare. Shteti shqiptar edhe në Kushtetutën e tij e ka të përcaktuar se është një shtet laik.Procesi i regjistrimit të popullsisë është një proces që shteti e ndërmerr me paratë e taksapaguesve për të marrë të dhëna mbi të bazë të të cilave harton politike. Më shumë 50 se përqind e qytetarëve shqiptarë janë kundër procesit të regjistrimit mbi bazë entie, cfarë do të thotë që shtetit shqiptar mund të zhvillojë një proces regjistrimi me një rrisk shumë të madh, ku mungon vullneti qytetar”, tha Shabani.

Perfaqesuesit e Aleances Kuq e Zi kane pritur rreth 2 ore jashte kuvendit per te dorezuar peticionin me firmat e mijera qytetareve, pasi Zyra e Protokollit ka qene e mbyllur.

Top Channel