Rama nis turin në bazë

22/06/2011 19:50

Kryetari socialist Edi Rama ka nisur serinë e takimeve në bazën e Partisë Socialiste, me takimin e parë në degën e Lushnjes.

Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura kane marrë pjesë deputetët e qarkut të Fierit, të zgjedhurit lokalë.

Mësohet se në këtë takim është diskutuar në lidhje me analizën e rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit, si dhe cështja e konstituimit të këshillave komunalë dhe bashkiakë.

“Në këtë mbledhje zoti Rama dhe zoti Ruci vijuan porositë e marra pas takimeve me ndërkombëtarët. Ata vijuan me kryetarët e komunave dhe këshillave bashkiakë, me porosinë që ne të unifikohemi, pasi pa një aleancë nuk mund të jemi në pushtet. Ne duhet të unifikohemi në mënyrë që të garantojmë fitoren në rang qarku në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Bujar Cela, kryetari i PS në Lushnje.

Pas Lushnjes, i njëjti diskutim ka vijuar edhe në rrethin e Fierit.

Top Channel