KLD i heq imunitetin gjyqtarit

22/06/2011 16:10

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pas një mbledhjeje ka hequr imunitetin e
gjyqtarit të Tropojes Sami Ujkashi dhe ka pezulluar aktivitetin e tij,
deri në përfundim të hetimit, të nisur nga prokuroria e Durrësit nën
akuzen e ushtrimit të ndikimit të paligjshem të personave, që ushtrojnë
funksione publike.(UPDATE)

Nenkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu e ka ruajtur sekretin e hetimit, por beri publike fakte se nga disa pergjime dyshohet se Ujkashi i ka afruar nje gjyqtari, kur ushtronte detyrën e avokatit, nje sasi te konsiderueshme te hollash ne kembim te nje vendimi gjyqesor te njeanshem.

“Këshillit të Lartë të Drejtësisë i është vënë një dispozicion një dosje e plotë me përgjime telefonike, është vetëm prokuroria shqiptare, e cila është autorizuar për të nisur procedimin penal ndaj subjekteve të ndryshme. Ne jemi këtu për të shprehur vullnetin që për cdo subjekt, përfshirë edhe një, dy apo disa gjqytarë, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë cështje, të japim në cdo kohë autorizimin për procedim penal”, tha Spahiu.

Numri dy i KLD-së tha se gjyqtari i Tropojes Ujkashi, i perzgjedhur pak muaj me pare, ne kohen e emerimit nuk kishte asnje pengese nga Prokuroria, por nuk komentoi vendimin e Prokurorise per ta marre ne hetim Ujkashin vetem dy jave me pare, kur të dhënat i dispoonte përpara se ai të emërohej gjyqtar.

“Vendimi për të proceduar ndaj gjyqtarit Sami Ujkashi, i marrë nga prokuroria dhe kërkesa për ta proceduar penalisht është marrë dy apo tre javë më parë, pra është më pak se një muaj. është një kërkesë zyrtare, e cila ka ardhur nga prokuroria e Durrësit dhe nuk mund të paragjykojmë nëse ka patur dijeni prokuroria për këtë cështje apo jo”, tha Spahiu.

Sipas nenkryetarit te KLD-së, Ujkashi ështe i gjashti gjyqtar pa imunitet i vene ne dispozicion te prokurorise per hetime. Ai u shpreh se do t’i hiqet imuniteti cdo gjyqtar per te cilin prokuroria ngre dyshime per akte korruptive.

Top Channel